Transmetuar më 14-11-2024, 22:28

“E bashkuar dhe shumë e fuqishme!”, kështu e cilëson bandën e Durrësit gazetari Ferdinand Dervishi. Dervishi tha në “Opinion” se kjo bandë është e bashkuar me të tjera, fenomen që sipas tij është tejet i rrezikshëm.

“Ajo bandë që vrau Ervis Martinajn. Ishte vetë me disa banda të përbashkëta mbi të cilat dominonte ai, përballë tij u vu banda e Durrësit që u bashkua me grupet e Niklës, me Avdylajt. Një pjesë e mbetur e vjetër e bandës së Kavajës. Pra aktualisht, banda e Durrësit ose me qendër në Durrës, që i bënë gropën Martinajt, duke i shkatërruar fillimisht gjithë grupin e tij, filluan nga njerëzit e afërt. Ja prenë të gjitha degët derisa prenë trungun. Shumë fenomen i rrezikshëm sepse këto banda në një moment të caktuar mund të marrin vendime që t’i presin “kokën” një nga njerëzve më të rëndësishëm në Shqipëri, mund ta ngrenë stekën shumë lart”, tha Dervishi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit