Transmetuar më 14-11-2024, 22:03

Gazetarja amerikane Paula Froelich në një artikull të botuar sot ku komenton “obsesionin” e Jared Kushner dhe Alex Soros me Shqipërinë, ka zbuluar një detaj interesant.

Froelich shkruan për planet e Kushner për një mega-resort turistik në ishullin e Sazanit, por edhe për lidhjet e forta të Alex Soros me politikanët më të lartë në vend, dhe organizatat e babait të tij – George Soros – “Shoqëria e Hapur”.

Por gjatë shkrimit, ajo zbulon një detaj interesant për Alex Soros. Sipas saj, djali i miliarderit amerikan në vizitat e tij të shpeshta në Tiranë, nuk pranon të qëndrojë në hotel, por qëndron në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

"Është çmenduri," më tha një burim. “Për shqiptarët, kjo është si të shkosh në Gjermani dhe të qëndrosh në folenë e Shqiponjës së Hitlerit”, shkruan gazetarja amerikane.

Megjithatë, një përfaqësues i Alex Soros, Michael Vachon, thotë se nuk beson që ai të ketë qëndruar te vila e Enver Hoxhës, dhe se është diçka që ai nuk mund ta konfirmojë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit