Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka sqaruar problemin shëndetësor të kolegut Lefter Gështenja i cili u transportua me urgjencë në spital nga seanca plenare me ambulancë.
Korreshi tha se fillimisht u dyshua për infarkt, për shkak të dhimbjeve të forta që kishte deputeti Gështenja.
Por pas kontrolleve mjekësore ka rezultuar se Gështenja nuk kishte probleme me zemrën.
“Ishte në terapi për hernie diskale prej kohësh por sot u bllokua plotësisht. Është dyshuar se sot mund të pësonte ndonjë infarkt, u transportua në urgjencën e QSUT por gjendja e tij është stabël dhe nuk ka gjë nga zemra. Ishin dhimbje të forta që ai nuk ulej apo ngrihej dot”, tha Korreshi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd