Mësuesi i lëndës së artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në Korçë i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së tij të mitur.
Mesazhet, sipas grupit të hetimit, rëndojnë së tepërmi situatën për mësuesin, Bledar Duro.
Gjithnjë sipas grupit hetimor mësuesi i arteve pamore prej më shumë se dy muajsh shkëmbente mesazhe me njërën prej nxënëseve të kësaj shkolle, shkruan a2.
Grupi i hetimit shton se nxënësja është pjesë e klubit të pikturës në shkollën “Sotir Gura”, duke mundësuar kështu të qëndronte përtej orarit të mësimit me mësuesin, Bledar Duro.
45-vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, pasi dyshohet se, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ka ngacmuar dy 14-vjeçare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd