Transmetuar më 15-11-2024, 07:45

Andrés Iniesta i ka “varur këpucët në gozhdë”, por nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli. Ikona e Barcelonës dhe Spanjës njoftoi “pensionimin” si lojtar aktiv muajin e kaluar, pas më shumë se dy dekadash në nivelin më të lartë të këtij sporti.

Kapitulli tjetër do ta shohë Iniesta të ndjekë hapat e ish-shokut të skuadrës, Gerard Piqué, pasi u bë pronar i shumicës së aksioneve të FC Helsingør, klubit danez të futbollit, përmes firmës së tij NSN.

Marrëveshja me klubin e kategorisë së dytë daneze (zbriti nga liga e parë sezonin e kaluar) ishte në plan që kur kompania e 40-vjeçarit u angazhua si konsulente në fillim të këtij sezoni.

"Ne kemi filluar të punojmë me FC Helsingør, sepse është një klub tepër emocionues, me ambiente vërtet të mira. Këtu ka shumë njerëz të mirë, brenda dhe përreth klubit. Po flasim për potencialin futbollistik të një qyteti, i cili premton të bëhet pjesë e rëndësishme e futbollit danez", – tha Iniesta për “Helsingør Dagblad”.

Para këtij investimi të ri, fituesi i Kupës së Botës tashmë kishte nisur studimet për një karrierë të mundshme si trajner.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit