Transmetuar më 14-11-2024, 12:07

Vanderlei Luxemburgo, ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit nisi një sulm të ashpër ndaj bashkatdhetarit të tij, Vinicius, për sjelljen në fushë. "Mendoj se e provokon shumë nga persekutimi që merr nëpër stadiume, duke bërë gjëra që nuk duhet.

Për shembull, e kam një rast të tillë tipik në kokën time, të ndodhur në ndeshjen kundër Bayern Munich. Kundërshtari, Kimmich, ia dorëzon topin me mirësjellje dhe Vinicius e lëshon në tokë. Kundërshtari ia dorëzon sërish topin në duar, por Vinicius përsërit të njëjtën sjellje provokuese".

Luxemburgo e përjashton faktin se ajo që ndodh me të në stadiume të ndryshme spanjolle është racizëm ndaj Vinicius: "Ai merr një goditje gjatë lojës dhe më pas ngrihet e sulmon lojtarin kundërshtar, sikur të mos ketë arbitër për këtë punë.

Imagjinoni sa goditje ka marrë Pele, sa Zico. Ai irritohet nga goditjet sikur të ishin persekutim i vërtetë, e lidh gjithcka me ngjyrën. Në fakt, reagimet vijnë  nga provokimet e tij të gjithanshme".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit