
23:04 | Shpëtohen 3 turistët grekë
- 23:03 | Shqipëria pajiset me dronë kamikazë të prodhimit turk
- 23:01 | Vrasja në Kosovë, flasin familjarët e gruas: Shkak konfliktet për ikjen nga puna
- 22:42 | Shqipëria fiton pastër ndaj Andorës. 3 me 0 me 2 gola të Manajt dhe 1 të Ozunit
- 21:52 | Grabiti recepsionisten e hotelit me një pistoletë lodër, arrestohet i riu shqiptar në Greqi (VIDEO)
- 21:50 | Përfundon pas 12 orësh takimi SHBA-Rusi në Riad
- 21:34 | Mbyllet pjesa e parë. Shqipëria fiton 2 me 0 me Andorrën me dy gola të Rei Manajt
- 21:00 | I riu plagos një burrë 85 vjeç në mes të lokalit, çfarë njofton policia e Beratit
- 20:54 | Ngjarja e rëndë në Vushtrri/ Mësohet identiteti i 42-vjeçares, la pas tre fëmijë
- 20:49 | Plagosje me thi’kë në Berat
Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox, e Hënë 24 Mars 2025. Pasqyra ditore për të gjitha shenjat
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 3 Shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër sot, sipas Paolo Fox
- Xhelozia e çmendur e çoi në krim – 68-vjeçari qëllon gruan me çifte dhe e sulmon me xham në Shkodër
- Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
- Horoskopi ditor i Susan Miller për sot, e hënë, 24 Mars 2025
- Një kamionçinë bie në luginë, 12 viktima dhe 4 të plagosur
- Del emri dhe foto e të riut shqiptar që humbi jetën pasi e zuri poshtë zetori gjatë punës në Itali
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve

LEZHA- Më keq se kaq vështirë se mund të kishte ecur për qeverinë e djathtë të Italisë: Përpara një jave kryeministrja Giorgia Meloni në samitin e BE-së i bëri reklamë modelit të saj, se si mund të menaxhohet një qendër për shqyrtimin e kërkesave për azil në një vend të tretë. Por tani qendra e sapo ndërtuar në Shqipëri – pa llogaritur personelin italian – sërish ka mbetur bosh, për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër.
Në tetor Italisë iu desh t’i kthejë në vend 16 azilkërkuesit e transportuar në Shqipëri, pasi disa ishin minorenë, një tjetër i sëmurë, e dymbëdhjetë të tjerë, sepse sipas ligjit aplikimi i tyre duhej shqyrtuar në Itali. Një javë më parë të premten (08.11) qeveria ndërmori një përpjekje të dytë duke dërguar shtatë migrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi në Shqipëri. Por të hënën (11.11) një gjykatë në Romë vendosi kthimin e këtyre personave në Itali duke referuar, që sqarimi përfundimisht duhej t’i kalojë Gjykatës Europiane. Një anije e truprojës kufitare i ktheu refugjatët përsëri në Brindizi.
Në rast të mbingarkesës qeveria e Italisë shpreson, që të dërgojë deri në 40.000 azilkërkues që tentojnë hyrjen ilegalisht në Itali, t’i zhvendosë në qendrën e Shqipërisë për shqyrtimin e kërkesave të azilit. Por edhe një muaj pas shtyrjes së herë pas hershme mbetet e paqartë, nëse do të mund të merret ndonjëherë qoftë edhe një vendim i vetëm për azilin në strehimoren në Shqipëri.
Stand-Off me drejtësinë
“Tani do të ishte në fakt hapi i duhur, që qeveria Meloni të thoshte: ‘Okay, u përpoqëm, por nuk është e mundur’”, thotë Hein, politolog i specializuar në fushën e politikave të emigracionit dhe të drejtën e azilit në Universitetin LUISS në Romë. Kjo për arsye se si Gjykata Europiane edhe disa gjykata italiane javët e shkuara kanë shpehur rezerva lidhur me konceptin e praktikuar nga Italia lidhur me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës – “veçanërisht Egjipti dhe Bangladeshi, por edhe Tunizia, janë vendet nga vijnë kryesisht azilkërkuesit në Itali”, thotë për DW eksperti Hein.
IOM: “Aspak efekt frenues”
Modeli i marrëveshjes me Shqipërinë nuk është e vetmja masë restriktive, përmes së cilës qeveria e partisë së ekstremit të djathtë “Fratelli d’Italia” po përpiqet të kufizojë migracionine parregullt: Qëkurse është në pushtet nga tetori i vitit 2022 janë nxjerrë ligje restriktive lidhur me shpëtimin në emergjencë detare. Anijet tani duhet ta përmbyllin misionin e tyre, sapo të marrin në bord personat në nevojë. Më pas ato udhëzohen të lundrojnë drejt porteve të largëta në veri të Italisë, gjë që ua bën më të kushtueshme dhe jo efikase misionet e shpëtimit.
Organizata e OKB-së për Migracionin (IOM) e pyetur nga DW pranon, se gjatë këtij viti ka pasur shumë më pak ardhje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por megjithatë zëdhënësja e IOM shpjegon, se: “Nëse u referohemi ardhjeve të muajve të fundit, që kanë pasur të bëjnë me mot të keq, mund të thuash, se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë deri tani nuk ka pasur ndonjë efekt frenues. Vetëm gjatë njëmbëdhjetë ditëve të fundit janë regjistruar mbi 3300 ardhje migrantësh përmes rrugëve detare në Itali.”
Zëdhënësja shton, se Europa duke iu referuar numrit të mbërritjeve të migrantëve të parregullt aktualisht është shumë larg situatës së emergjencës të vitit 2015.
Interes i madh – ngjashëm si për modelin britanik me Ruandën
Pavarëvisht problemeve marrëveshja e Italisë me fqinjin përtej Adriatikut, duket se u mirëprit edhe nga qeveritë e tjera europiane; Danimarka, Holanda por edhe politikanë të opozitës në Gjermani preferojnë marrjen në konsideratë të modelit për kanalizimin e migracionit drejt vendeve të treta. Italia është një rast precendet brenda BE-së e me këtë tërhoqi mjaft vëmenden, ashtu si më parë edhe Britania e Madhe. Marrëveshja e Londrës me Ruandën përfundimisht dështoi në verë, pasi qeveria konservatore pati investuar rreth 830 milionë euro.
“Vështirësitë ligjore, logjistike dhe financiare – dhe këtë e tregoi edhe modeli i Shqipërisë – janë aq të mëdha, sa në fund i gjithë ky mobilizim burimesh dhe energjish nuk ia vlen”, konkludon Christopher Hein. Kemi të bëjmë me “përpjekje të dështuara, për ta devijuar në mënyrë të gabuar situatën e migracionit dhe azilit, gjë që nuk u shërben as azilkërkuesve dhe as nuk justifikon nevojat e popullsisë për më shumë rregull.”
A do të çojë dëm miliona euro Meloni me strehimoren në Shqipëri?
Edhe për Italinë modeli me Shqipërinë rrezikon të kthehet në një dështim financiar. Qeveria i llogarit kostot e menaxhimit deri në vitin 2029 mbi 500 milionë euro. Ndërkohë është vënë në lëvizje Kontrolli i Shtetit në Itali, vendi i BE-së me borxhe të larta.
Profesori i jurispundencës Hein vëren, se ka dukshëm një disproporcion mes shpenzimeve dhe numrit të azilkërkuesve, për të cilët bëhet fjalë: “Kjo mund të ketë madje edhe pasoja penale.” Kontrolli i Shtetit, sipas Hein, ka edhe kompetencën, që si rezultat i verifikimit të pezullojë shpenzimet e mëtejshme.
Javët e ardhëshme pritet vendimi i Gjykatës së Kasacionit, instanca më e lartë në Itali – lidhur me çështjen, nëse Italia i ka shkelur rregullat europiane në shpalljen e vendeve të origjinës si të sigurta. Edhe nga Gjykata Europiane në Luksemburg pritet vendimi. Eshtë e mundur që së shpejti këto instanca do të vendosin, nëse qeveria italiane do të mund t’i përmbahet modelit të saj me Shqipërinë ose jo./DW
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd