Transmetuar më 13-11-2024, 19:47

Kosovë- Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë në një lokal në Klinë të Kosovës.

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që u transportua për në spital.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, thotë se ka ndërruar jetë edhe i plagosuri tjetër.

Po ashtu bëhet me dije se është arrestuar edhe një person i dyshuar si autor i ngjarjes.

“I dyti (personi) kur është nisë për Emergjencë, mjeku kujdestar e ka konstatu se ka arritë pa shenja jete”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit