KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Klinë të Kosovë. Mësohet se një person është vrarë në një lokal. Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet duket viktima e cila ndodhet mbrenda lokalit i ulur në një karrige.
Policia bën me dije se në lokal janë raportuar të shtënat, një person është gjetur i vdekur. Ndërkohë një tjetër është dërguar në spital. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit. Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për të shtënat me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës mjekësore. Gashi u shpreh se po punohet për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd