Transmetuar më 13-11-2024, 18:55

Prokuroria e Tiranës kërkoi ditën e sotme që Princ Leka Zogu të dënohet me një vit e 6 muaj burg për veprën penale "Dhuna në familje", për ngjarjen e ndodhur në Oborrin Mbretëror muaj më parë. Ky dënim, sipas organit të akuzës duhet të konvertohet në shërbim prove.

Gjithashtu Prokuroria e Tiranës në pretencën e dhënë kërkon edhe dënimin me 6 muaj burg për ish-bashkëshorten e Lekës, aktoren Elia Zaharia, si dhe një vit për ish-vjehrrin Gjergj Zaharia. Ashtu si për Princin, edhe për Elian dhe babain e saj, organi i akuzës kërkon vënien në shërbim prove.

Pas vendimit, Elia ka reaguar për Euronews Albania, por ka zgjedhur të mos komentojë këtë vendim.

“Unë jam mirë! Sot isha prezent pas çeljes së Panairit të Librit dhe do të jem për 3 ditë me radhë në ndjekje të përditshme.

Por, përtej promovimit të aktivitetit një koment për vendimin? Unë sot pata kënaqësinë dhe privilegjin të prezantoj çeljen e panairit të 27 të librit.

Komenti që kam është që i ftoj të gjithë në këto 5 ditë feste në ngjarjen më të madhe kulturore në vend! Libri është miku më i mirë, të mundëson të jetosh shumë jetë.”

E pyetur sërish mbi vendimin e sotëm nga Prokuroria e Tiranës, Elia Zaharia tha se çështja është në gjykim ende.

“Më vjen keq, por nuk kam koment! Çështja është në gjykim e unë respektoj në heshtje procesin”, përfundoi Elia Zaharia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit