Baku- Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij,mes tyre dhe Georgia Melonin.
Dihet tashmë marrëdhënia dhe miqësia që Rama ka me kryeministren e Italisë.
Rama në shenjë humori është ulur në gjunjë, kur është afruar Meloni dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar.
E gjithë skena vjen pasi gjykatat në Itali në dy raste kanë kthyer mbrapsht emigrantët që duhet të strehoheshin në Shqipëri sipas marrëveshjes mes dy kryeministrave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd