ANGLI- Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby ka dhënë dorëheqjen pasi një raport zbuloi se Kisha e Anglisë mbulonte abuzimin seksual nga një avokat.
Justin Welby ishte përballur me presion në rritje për t’u dorëzuar për "dështimet" e tij për të paralajmëruar autoritetet për abuzimin "të neveritshëm" të John Smyth QC ndaj fëmijëve dhe të rinjve.
Smyth thuhet se i ka nënshtruar viktimave të tij ku përfshihen deri në 130 djem dhe të rinj në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikë, sulme traumatike fizike, seksuale, psikologjike dhe shpirtërore, duke i shënuar përgjithmonë jetën e tyre.
Welby ishte vënë në dijeni për akuzat në vitin 2013, por nuk i raportoi ato në polici pasi iu tha se autoritetet ishin njoftuar tashmë.
Pas shqyrtimit këtë muaj, kryepeshkopi tha se kishte menduar të jepte dorëheqjen për gjetjet e tij dhe përsëriti faljen e tij.
Z. Welby ka thënë se ishte “shumë e qartë që unë duhet të marr përgjegjësi personale dhe institucionale për periudhën e gjatë dhe ritraumatizuese midis 2013 dhe 2024”.
Ai tha: “Ditët e fundit kanë ripërtërirë ndjenjën time të gjatë dhe të thellë të turpit për dështimet historike të mbrojtjes së Kishës së Anglisë. Unë besoj se heqja dorë është në interesin më të mirë të Kishës së Anglisë.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd