FRANCË- Tre fëmijë, një vajzë 13-vjeçare dhe dy djem, 2 dhe 11 vjeç u gjetën të vdekur sot në një shtëpi në komunën Haute-Savoie të Tanenz, në Alpet Franceze, disa dhjetëra kilometra larg kufirit me Zvicrën. Një operacion i madh policor po vijon për gjetjen e nënës së fëmijëve, e cila mësohet se vuante nga depresioni. Rreth 60 xhandarë janë mobilizuar, ndërsa një helikopter është përfshirë në operacion, tha një burim nga xhandarmëria lokale.
Fëmijët e vdekur u zbuluan në mesditë nga babai i fëmijës më të vogël, i cili njoftoi autoritetet. Tanez është një komunitet prej 35000 banorësh në luginën Gifre, rreth 50 kilometra në lindje të Gjenevës. Prokurori i rrethit të Bonneville, i cili është përgjegjës për zonën, tha se ishte përcaktuar se viktimat kanë plagë me thikë.
Javën e kaluar, dy fëmijë u gjetën të prerë në shtëpinë e tyre në komunën Saint-Rose në Guadeloupe, një territor francez jashtë shtetit në Karaibe. Nëna e tyre, e cila u pa duke bredhur rrugëve, u arrestua dhe po mbahet në një spital psikiatrik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd