Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12 m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 10°C në zonat e ulëta 3 deri 20°C në zonat bregdetare 8 deri 20°C
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd