Transmetuar më 12-11-2024, 18:15

Ish-ministri Edmond Haxhinasto ka lënë pak momente më parë ambientet e SPAK-ut, ku u mor në pyetje për rreth 4 orë nga prokurorët.

Pas daljes nga ambientet e Strukturës së Posaçme Anyikorrupsion, Haxhinasto ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Para gazetarëve, ish-ministri ka deklaruar se është thirrur për disa çështje.

“U pyeta si dëshmitar për disa çështje. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë çështjesh është pyetur Edmond Haxhinasto, por kujtojmë që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit