Transmetuar më 12-11-2024, 14:11

Ish-Ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Haxhinasto ka shkuar në ambientet e SPAK i vetëm, ndërkohë që mbante në dorë një dosje me dokumenta.

Ende nuk dihet arsyeja se përse Haxhinasto është thirrur në organin e akuzës.

Paraprakisht raportohet se Haxhinasto do të merret në pyetje lidhur me mesazhet e gjetura në celularin e Monika Kryemadhit për fibrat obtike. Në atë kohë, kompetenca ishte e ministrisë që drejtonte Haxhinasto. Megjithatë më shumë detaje për atë që është pyetur pritet që të japë vetë për mediat Haxhinasto.

Për dosjen në fjalë, është vendosur në pranga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbi të cilin rëndojnë 3 akuza, të njëjtat ka edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Por kjo e fundit për shkak të gjendjes shëndetësore është lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit