Kryetarja e Komisionit Hetimor për çështjen e sterilizimit dhe check-up, Albana Vokshi ka kërkuar një tjetër shtyrje të punimeve të këtij komisioni.
Ajo u shpreh në mbledhjen e radhës, se është kyçe për punën e këtij komisioni që të merren edhe dëshmitë e Vilma Nushit dhe kryeministrit Edi Rama.
"E lëshuat Ilir Beqjan, hajdutin 2 metrosh, por vazhdoni të mbroni Vilma Nushin. Duhet të thirret menjëherë për të dhënë dëshmi. Kryesori është Edi Rama. Pa bekimin e tij nuk do të bëhej asnjë nga këto", tha Vokshi.
Aktualisht në komisionin hetimor është paraqitur për të dëshmuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ndërkohë, Plarent Ndrecaj nga ana e mazhorancës deklaroi se nuk ka vend për të shtyrë më shumë afatet e komisionit.
“Kemi kryer hetim të plotë. Kemi marrë pa fund shkresa. Kemi thirrur dëshmitarë. Sot kemi dhe Ilir Beqajn, i cili do të japë të dhëna dhe dëshmi për këtë komision”, tha Ndrecaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd