Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren me thikë nga një 59-vjeçar janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK. Mësohet se një nga të plagosurat është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje stabile.
Gjithashtu i dyshuari raportohet se është Ekrem Hyseni. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, tha Veseli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.