BEOGRAD- Lëvizja konservatore “Tonët” ka vendosur në qendër të Beogradit pankarta në të cilat janë vendosur fotografi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe manjatit të teknologjisë Elon Musk. Gjithashtu ata mbanin pankarta me mesazhe "Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe".
Dhe ndërsa konservatorët po bëjnë një fushatë që bën thirrje të tillë," shumë qytetarë dhe analistë besojnë se kjo përmbajtje mund të çojë në baza të mjaftueshme për qëndrime ekstreme”.
Ndërkohë në disa profile në platformën X janë publikuar foto të pankartave, që thuhet se janë vendosur në Beograd dhe Novi Sad.
Mbishkrimi thuhet se përfaqësonte dedikimin e sloganit të Donald Trump “Make America Great Again”, por në këtë kontekst aludon për formimin e “Serbisë së Madhe”.
Make Serbia Great Again pic.twitter.com/NOF6qy5YnF
— Конзервативни покрет "Наши" (@nasisrbija) November 11, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.