Transmetuar më 11-11-2024, 20:19

BEOGRAD- Në Beograd po mbahen protesta me rastin e tragjedisë në Novi Sad ku humbën jetën 14 persona. Qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë nga ku do të shkojnë drejt Presidencës serbe.

Qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit serb Millosh Vuçeviç dhe kryetarit të komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç. Mediat serbe shkruajnë se krahas përgjegjësisë politike, kërkohet edhe që të përgjigjen penalisht të gjithë ata që në çfarëdo mënyre. Po ashtu qytetarët thonë se ata janë fajtorë për rënien e tendës dhe për tragjedinë që ndodhi.

Ndërsa aktivisti Pavle Cicvarić tha se qytetarët dhe aktivistët në Novi Sad përfunduan si kriminelët më të mëdhenj në burg sepse kërkuan llogari. Avokati Jovan Rajiç u tha qytetarëve të mbledhur se janë për të kërkuar drejtësi për viktimat e vrarë nga korrupsioni dhe papërgjegjësia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.
Lajmet e fundit