Në dëshminë e tij përpara komisionit të Sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj iu përgjigj edhe pyetjes nëse e njihte më parë Edi Ramën.
Rrapaj tregoi se e njohu në një aktivitet qeveritar të vitit 2013 ku njohu në të njëjtin takim edhe ish ministrin Ilir Beqaj dhe ish zv.ministrin, Klodjan Rjepaj.
Debati:
Vokshi: A e njihnit Edi Ramën?
Rrapaj: E njoh si shumica e shqiptarëve nëpërmjet aktivitetit politik.
Vokshi: Po si e keni njohur?
Rrapaj: Në të njëjtin aktivitet, e kryesonte Kryeministri. Ky është momenti i parë.
Vokshi: Nuk keni patur njohje tjetër? Pas kësaj keni patur takim?
Rrapaj: Në një apo dy raste të tjera pjesë e delegacionit të Umbrias.
Vokshi: Po Ilir Beqaj e takuat më vonë?
Rrapaj: Vetëm në ambiente zyrtare. Nuk kam biseduar me kryeministrin, thjesht kam qenë i pranishëm me delegacionin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd