Transmetuar më 11-11-2024, 08:07

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përjashtuar ekstremin jugor-juglindor ku priten vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet. që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit