Transmetuar më 10-11-2024, 23:07

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Washington Post, mes tyre u diskutua për luftën në Ukrainë. Trump e këshilloi Putinin të mos e përshkallëzonte luftën në Ukrainë dhe i kujtoi atij “prania e konsiderueshme ushtarake e Uashingtonit në Evropë”, raporton Post.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump tha se do të gjente një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës “brenda një dite”, por nuk shpjegoi se si do ta bënte këtë.

Ndërkohë të mërkurën, Trump ka folur edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Të premten, Kremlini tha se Putin ishte gati të diskutonte Ukrainën me Trump, por kjo nuk do të thotë se ai ishte i gatshëm të ndryshonte kërkesat e Moskës.

Më 14 qershor, Putini përcaktoi kushtet e tij për përfundimin e luftës: Ukrainës do t’i duhet të heqë ambiciet e saj në NATO dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj nga i gjithë territori i katër rajoneve të pretenduara nga Rusia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit