Votimi nga jashtë vijon të jetë ende një ekuacion me shumë të panjohura në një kohë që Komisoni Qendror i Zgjedhjeve është në garë me kohen për miratimin e rregullave brenda afateve të përcaktuara në ligj.
KQZ ka identifikuar postat të cilët mundësojnë dërgimin e fletës së votimit jashtë territorit dhe kthimin e saj së brenda orës 19:00 të ditës së zgjedhjeve.
Komisioneri Celibashi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare informacion mbi subjektet që ofrojnë shërbim postar ndërkombëtar dhe në përgjigjen që marrë rezulton se nga 26 , vetëm 5 prej tyre e mundësojnë dërgimin e fletës së votimit me postë jashtë vendit përkundrejt një tarife.
KQZ do e dërgojë fletën e votimit në atë adresë që do të deklarojë në platformën elektronike te regjistrimit me shpenzimet e shtetit, ndërsa koston e kthimit do e paguajëvete emigranti. Posta që do të përdoret për të shpërndarë fletën e votimit jashtë territorit do të lejoje gjurmimin e dërgesës duke siguruar që fleta të mbërrijë në destinacion brenda afatit te caktuar.
Projektvendimi i Komisionerit Ilirjan Celibashi pritet që të hënën të kalojë filtrin e Komisionit Rregullator i cili jo pak herë ka shprehur rezerva për rregullat e hartuara nga kreu i KQZ për këtë proces që pritet te realizohet për herë të parë në zgjedhjet e pranverës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd