I rrethuar nga entuziastë të astronomisë, projektuesi optik egjiptian Mokhtar Mohamed Abd Elfattah i kalon ditët mes teleskopëve dhe lenteve në fabrikën e tij në qytetin Tanta të Deltës së Nilit.
Ai prodhon teleskopë të emërtuar me krenari “Made in Egypt”. Abd Elfattah themeloi Voyager Optics Technology në 1995. Ajo cilësohet si fabrika e vetme të këtij lloji në Egjipt dhe Lindjen e Mesme e specializuar në teleskopët astronomikë.
Kjo iniciative u mor prej tij pas një eksperience të gjatë jashtë vendit duke marrë pjesë në trajnime në Gjermani, Itali dhe Suedi.
“Unë isha në Gjermaninë Perëndimore në vitet ’80 dhe gjatë shkollimit atje mësova për lloje të ndryshme teleskopësh dhe mikroskopësh. Kur u ktheva në Egjipt, kuptova se kjo industri nuk ekzistonte fare këtu. Kështu krijova fabrikën për të prodhuar pjese teleskopi. Me kalimin e kohës, ne u zhvilluam dhe arritëm të krijonim pajisje të plota teleskopi”, tha ai.
Me rritjen e kërkesës, ekipi i Abd Elfattah, disa prej të cilëve nuk kishin përvojë paraprake në optikë, u bënë teknikë të aftë për të ndërtuar pajisjen e veçantë.
“Kaluam në një hap tjetër në fabrikë duke vënë në punë makineri për prodhimin e lenteve. Në vend që të importonim lente me një kosto prej afro 100 deri në 200 Dollarë, ne tashme i kishim këto produkte në vend”, tha Elfattah.
Abd Elfattah drejton edhe qendrën arsimore të certifikuar për njerëzit e apasionuar pas teknologjisë dhe akademinë Voyager.
“Kam mësuar në fabrikën e Voyager dhe kam marrë trajnime në prodhimin e lenteve të specializuara për teleskopët astronomikë. Falë Zotit, jam edukuar dhe trajnuar shumë mirë dhe tani jam në gjendje të prodhoj produktin, lentet e plota. Unë gjithashtu trajnoj studentët se si të prodhojnë lente në një cilësi shumë të lartë”, tha Gehad Adel, teknik në Voyager Optics Technology Factory.
Studentët fitojnë përvojë duke mësuar të krijojnë lente me cilësi të lartë dhe pajisje për teleskopë dhe mikroskopë.
“Unë nuk kam pasur njohuri rreth optikes. Megjithatë, gjithmonë e kam dashur fushën e pajisjeve astronomike dhe kur mësova për një fabrikë të specializuar në astronomi , u regjistrova dhe mora trajnime atje”, tha Ibrahim al Sayed në Voyager Optics Technology Factory.
Pasioni i Abd Elfattah për lentet shtrihet përtej teleskopëve pasi ai ka krijuar gjithashtu një galeri pranë fabrikës së tij ku janë ekspozuar qindra kamera, mikroskopë dhe teleskopë të vjetër që ai mblodhi gjatë viteve, duke dëshmuar për historinë dhe evolucionin e teknologjisë optike.
“Ne kemi krijuar një muze të vogël që përfshin qindra kamera filmimi shumë të vjetra dhe pajisje të ndryshme. Qëllimi është të lejojë studentët që studiojnë optikë në qendrën tonë, apo edhe ata në departamentin e fizikës të Fakultetit të Shkencave, të njihen me ndryshimet që kanë pësuar gjatë viteve”, tha Elfattah.
Sipas Mokhatar kjo synon të përmirësojë arsimin duke vëzhguar pajisjet e vjetra krahas atyre moderne. Studentët mund të krijojnë njohuri për teknologjinë modernë të ngjashme me atë në Europë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd