Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ndodhet i pozicionuar ne një kuotë 400 kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Misionet ku përfshihet pjesëmarrja e astronautëve zgjasin nga 1 javë deri në 6 muaj maksimumi. Po si përshtaten dhe si jetojnë kozmonautët në hapësirë?
Mungesa e gravitetit është ndryshimi më i madh që ndikon drejtpërdrejt tek çdo funksion jetësor i njeriut. Çdo gjë duket sikur fluturon dhe në fakt kështu është, duke ndryshuar reflekset plotësisht, në ushqim, gjumë, higjenë e nevoja të tjera.
Gjatë qëndrimit të tyre në bordin e Stacionit Hapësinor ISS, astronautët duhet të jetojnë dhe punojnë në një mjedis shumë të ndryshëm nga ai në planetin tonë.
Sistemi lëviz me një shpejtësi rreth 28 mijë km/orë, dhe orbiton rreth Tokës çdo 90 minuta mes paralelit verior 57 dhe paralelit jugor, dhe astronuatët përjetojnë çdo ditë rreth 16 lindje dhe perëndime dielli, duke përmbysur kështu konceptin ditë-natë.
Këtu nis ndryshimi i parë, pra orët e gjumit, dhe kur e si mund të pushojnë? Ritmet ndryshojnë, dhe në mungesë graviteti, njeriu në hapësirë duhet të futet në një jorgan zarf nëse mund ta përkufizojmë kështu, të qëndrojë i lidhur, për të evituar lëvizjet.
Ushqimi është tjetër proces, ku në mungesë peshe, duhet përgatitur në mënyrë të tillë që të mos fluturoje nga pjata.
Ushqimi i nënshtrohet trajtimeve të veçanta për të zgjatur konservimin dhe të reduktoje masën.
Regjimi ushqimor i çdo astronauti vendoset shumë muaj para nisjes, dhe duhet të jetë i balancuar dhe i plotë, me 50% fruta perime, 25% proteinë dhe 25% karbohidrate, për një furnizim energjik ditor prej 3000 kcal për meshkujt dhe 2000 për gratë.
Ushqimi natyrisht është i dizidratuar dhe i kompresuar, në kuti apo plastike për të reduktuar peshën, pasi dhe kostot e dërgimit të furnizimeve në ISS janë 10-20 mijë $ për kg. Plotësisht të ndaluara janë ushqimet që mund të sjellit thërrime, pasi mund të ktheheshin në rrezik për shëndetin e kozmonautëve, ndërkohë që shija duket se zbehet drastikisht.
Uji që konsumojnë në bord është gjithnjë i njëjti, pra ai që mbërrin nga sisitemi i riciklimit, përfshirë këtu edhe ai i filtruar nga urina, djersa. Ai konsumohet vetëm me anë të disa pipave të projektuara për këtë gjë. Uji është pjesë e një sistemi compleks filtrimi që transformon urinën dhe djersën në ujë të pijshëm, pasi për të çuar vazhdimisht ujë në orbitë është shumë e vështire nga ana logjistike dhe kostot.
Për veshjet nuk ka shumë mundësi, pasi përgjatë një periudhe 2 javore kanë në dispozicion 7 palë mbathje, 2 bluza, 2 pantallona, 3 pale çorape.
Higjiena personale është gjithashtu plotësisht ndryshe, pasi është e pamundur të bëjnë dush. Ndryshe veprohet edhe me mbetjet që prodhohen, ku përfundojnë ato. Është e thejshtë, dizintegrohen, pasi janë stivuar nëpërmjet sistemit të posaçëm dhe automatizuar, kur arrin peshën e përcaktuar, paketa lëshohet në atmosferë me shpejtësi hipersonike dhe shpërbëhet pa asnjë impakt anësor për planetin tonë.
Trupi i njeriut është evoluar në Tokë, me fushë gravitacionale dhe ne mungesë peshe, edhe aktivitetet më të thjeshta, kthehen në të vështira, pasi janë në fluturim të vazhdueshëm, por pëson dhe ndryshime. Plakja qelizore përshpejtohet, densiteti i kockave dhe muskulatura reduktohen ndjeshëm dhe për ketë duhet të ushtrohen fizikisht, gjë që sjell edhe një konsum kalorik domethënës.
Densiteti kockor në hapësire nis të reduktohet me 1% në muaj, ndërsa një tjetër problematike është akumulimi i lëngjeve, të cilat në mungesë graviteti kanë tendencë të mblidhen, kryesisht në zonën e fytyrës.
Por pa forcë tërheqëse, duket se trupi i njeriut zgjatet, deri në maksimum 5 centimetra. Gjithashtu radiacionet kozmike në 400 km nga sipërfaqja e tokës janë 10 herë më të forta se këtu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd