Transmetuar më 10-11-2024, 09:58

TIRANË- Godina e bashkisë së Tiranës mesa duket është kthyer në një ambient ku bëhet promovimi i akademisë së PS-së. Kryebashkiaku, Erjon Veliaj përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ndarë pamje nga takimi me të rinjtë.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara, tarraca e bashkisë së Tiranës është kthyer në një ambient promovimi në funksion të Partisë Socialiste dhe akademisë së saj. Veliaj shkruan se me të rinjtë patën një bisedë për transformimin e Tiranës.

Ndërkohë prej muajsh qytetarët dhe deputetë të opozitës protestojnë para kësaj godine ndërsa theksojnë se aty bëhet aferat më të mëdha dhe kërkojnë dorëheqjen e Veliajt. Por këto protesta nuk i bien aspak në sy kryebashkiakut i cili në postimin e tij shkruan se me të rinjtë ka biseduar se çfarë do të thotë një reputacion i mirë, gjë të cilën ai nuk e gëzon në sytë e qytetarëve të Tiranës.

Postimi i plotë:

Një bisedë frymëzuese me të rinjtë e Akademisë Politike të PS, ku ndamë arsyet e transformimit të Tiranës dhe çfarë do të thotë të lëshojë një reputacion të mirë. Puna dhe përkushtimi që i japim qytetit sot, janë kontribut për komunitetin për brezat që bëjnë dhe bëjnë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit