Këtë të diel vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë; si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare, sipas Meteoalb.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd