Transmetuar më 09-11-2024, 18:32

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar prapaskenat se çfarë ndodhi në Tiranë ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, teksa u shpreh se minitrat e PS-së kishin mbushur arkat me shampanjë në selinë rozë për të festuar fitoren e Kamala Harris.

“Ministrat kishin mbushur taracën me arka fishekzjarrësh”, theksoi Berisha në një konferencë, por shtoi se dolën nga selia rozë kokë varur dhe fytyrë nxirë.

Kryedemokrati deklaroi se “ajo natë i dha një përgjigje të merituar”, ndërsa u shpreh se triumfi i Donald Trump është fat i madh për familjen shqiptare.

Sali Berisha: Është fat i madh për familjen shqiptare triumfi i Donald Trump. Mund t’u them shqiptarëve se natën e zgjedhjeve në selinë e PS, qeveritarët, ministrat kishin futur arkat e shampanjës dhe mbushur taracën me arka fishekzjarrësh, të sigurt sepse edhe poll-et e tyre tregonin se ka të sigurt fitoren Kamala Harris.

Dhe kur i kanë parë qytetarët të dalin nga ora 04:00 e mëngjesit të dalin kokëvarur, fytyrënxirë, të dëshpëruar ishte një nga pamjet. Se prisnin edhe ndonjë lidhje Skype me Alex në momentin e triumfi të Harris. Ajo natë i dha një përgjigje të merituar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit