Transmetuar më 07-11-2024, 10:41

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos nisë hetimet pas referimit të Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit.

Ngjarja në fjalë u regjistrua në datë 30 shtator, ndërsa nga ana e policisë u mblodhën prova ku u vendos që kallëzimi të dërgohet në SPAK.

Prokuroria e Posaçme pas marrjes së këtij kallëzimi vendosi të mos nisë hetimet. Pas verifikimeve që prokuroria bëri, u arrit në përfundimin që nuk ka vepër penale duke vendosur mos fillim më datën 1 nëntor.

Specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës" si dhe për Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu, Lefter Gështënja, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Luan Baçi, Lodovik Hasani, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Erisa Xhixho, Sorina Koti, Saimir Korreshi, Edmond Spaho, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule, Monika Kryemadhi, Isuf Çelaj për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit