Podgoricë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mal të Zi pasditen e djeshme. Raportohet se , në vendin e quajtur Gorica e Epërme në Podgoricë dy persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00. Viktimat janë Petar Lipovina dhe Zharko Pejakoviç, të dy pjesëtarë të një grupi kriminal.
Mësohet se tre persona të armatosur po udhëtonin me një makinë tip "Opel" pasi kanë dalë nga mjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj një BMW-je në lëvizje. Edhe Policia ka njoftuar zyrtarisht për të shtënat, duke thënë se ka ndodhur në rrethrrotullimin në kryqëzimin e autostradës Podgoricë -Cetinje -Nikshiç.
“Me atë rast kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët shumë shpejt kanë vdekur, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në një pjesë tjetër të qytetit është gjetur një veturë e djegur e përdorur nga autorët. Policia po ndërmerr aktivitete intensive në kompetencë të tyre për ndriçimin e kësaj ngjarjeje, lokalizimin dhe ndjekjen penale të autorit apo autorëve”, është bërë e ditur nga Policia.
Sipas policisë, njëri nga viktimat është liruar nga paraburgimi më 25 tetor për shkak të mosdhënies së aktgjykimit të shkallës së parë brenda tre viteve për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe vrasje të rëndë të kryer në dëm të B.M. në Cetinje.
Edhe i dyti i vrarë P.L u lirua nga burgu më 11 nëntor 2023, për shkak të mosdhënies së aktgjykimit të shkallës së parë brenda tre viteve. “Vijesti” raporton se dyshohet se bëhet fjalë për vazhdimin e luftës mes klaneve kriminale Kavaç dhe Shkaljar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd