Edhe mbrëmja e dytë e Champions League ishte po aq spektakolare sa ajo e së martës ku nuk munguan goleadat por dhe surprizat.
Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes atë mes Interit dhe Arsenalit, zikaltrit triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 falë penalltisë së ekzekutuar nga turku Hakan Chalhanoglu në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ndërkohë që Barcelona ka fituar me rezultatin e thellë 5-2 përballë Cervena Zvezdës në Serbi. Ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit ka treguar forcë karakteri duke bërë suprizën në Gjermani, pasi ka mposhtur 2-0 Shtutgartin me gola të Lookman dhe Zaniolos.
Një tjetër suprizë ishte dhe fitorja e Atletiko Madrid përballë PSG-së në Paris.
Edhe pse ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, skuadra e Simeones përmbysi gjithçka.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd