Krerët e të ashtuquajturit "koalicioni i semaforëve" janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në kancelarinë në Berlin.
Siç raportojnë mediat gjermane, koalicioni qeverisës me sa duket është shembur, teksa kancelari Olaf Scholz, i Social Demokratëve (SPD) ka shkarkuar Ministrin e Financave të Liberalëve (FDP), Christian Lindner.
Udhëheqësit e asaj që në Gjermani njihet si "koalicioni i semaforëve", SPD, FDP dhe të Gjelbrit, ishin mbledhur në kancelarinë në Berlin këtë mbrëmje.
Lindner thuhet se i ka sugjeruar Scholz-it të mbajë zgjedhje të reja në fillimin e vitit 2025, teksa ka thënë se "nuk sheh më një të ardhme në këtë koalicion".
Scholz raportohet se do të dalë në një konferencë për mediat nga çast në çast.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd