Transmetuar më 06-11-2024, 18:25

Një 56-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Mirditë. Shkak i vdekjes së tij ishte një dru i cili i ka rënë mbi kokë kur ai po i priste. Bëhet me dije se 56-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

“Rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”, informoi sot policia.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit