Transmetuar më 06-11-2024, 17:33

Ish-komandoja Neim Avdulaj, është futur në regjimin 41 biss.

Avdylaj u fut sot në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Aktualisht nga SPAK po shqyrtohen prej javësh edhe 14 kërkesa të tjera, që po mbahen nën vëzhgim dhe janë të dënuar të sigurisë së lartë.

Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga krimet e rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar.

Ai ka treguar para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke treguar se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit