Goli vendimtar në Monza e forcon më tej besimin e Milanit ndaj tij. Pastaj paraqitja e jashtëzakonshme e së martës mbrëma ndaj Real Madridit, në "Bernabeu", teksa ishte "truri" i fitores 3-1. Tijani Reijnders duhet “të blindohet”, të paktën deri më 30 qershor 2030.
“Gazzetta dello Sport” iu kushton hapësirë të mjaftueshme negociatave për marrëveshjen e re mes mesfushorit holandez dhe kuqezinjve. Ditët e fundit, babai i lojtarit konfirmoi fillimin e negociatave me klubin:
"Çfarë jave për Tijjanin! Karton i kuq i pajustifikuar ndaj Udinese! Lojtari i ndeshjes ndaj Monza dhe ‘fanari’ kuqezi ndaj Real Madridit. Për pasojë vjen ‘qershia mbi tortë’, nisin negociatat me Milanin për një kontratë të re. Ja sa shpejt mund të ecin gjërat në futboll”.
Pra, objektivi i “Djallit” është që ta kontraktojë lojtarin holandez edhe për dy vite të tjera në krahasim me afatin aktual të caktuar, vitin 2028. Megjithatë, do të jetë e nevojshme të rregullohen shifrat e pagës.
Mesfushori aktualisht merr 1.6 milionë euro në sezon, ndaj nuk përjashtohet që shifra të dyfishohet në momentin e nënshkrimit të kontratës së re. Reijnders sigurisht që po bëhet një element kyç, prandaj Milani dëshiron të ecë përpara bashkë me të.
Ndërkohë, lojtari po shijon suksesin ndaj Monza, i cili erdhi falë golit të tij: "Ishte ndeshje e vështirë, Monza luajti fort, sidomos në duelet një kundër një. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe ia dolëm. Goli? U gjenda në vendin e duhur, ky është goli im i dytë me kokë në goditje nga këndi. Uroj të vazhdojmë kështu”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd