Transmetuar më 06-11-2024, 13:28

Një tjetër mbrëmje negative për Kylian Mbappé, futbollist që pak muaj më parë u bë protagonist i transferimit të verës nga PSG te Real Madridi. Kampioni francez ende nuk ka arritur të hyjë në zemrat e fansave të tij të rinj.

Mbi të gjitha nuk është zhvilluar ende ndjenja e duhur me shokët e skuadrës. “Disa goditje të penguara nga Maignan, në një ndeshje me shumë vrull, por në të cilën ishte i kufizuar mirë nga mbrojtja kuqezi”, – ishte mendimi i ‘TuttoMercatoWeb’.

Kjo është analiza e ‘Gazzetta dello Sport’ për paraqitjen e tij ndaj Milanit: "Francezi provon, por nuk është i vërteti. Tri përpjekje në pjesën e parë, dy në të dytën, të humbura ose të pritura nga Maignan. Një gol në 6 ndeshjet e fundit”.

"Mbappe ishte shumë më statik se shoku i tij i skuadrës, Vinicius Junior. Ai e tentoi disa herë portën kuqezi, por hasi bashkëkombësin e tij Maignan, të pakalueshëm", – shton ‘Corriere dello Sport’.

‘TuttoSport’, në stendat e gazetave italiane këtë të mërkurë, nënvizon për yllin francez: "Asgjë për të bërë, as këtë herë. Situata e Mbappe duket shqetësuese".

Ky është mendimi i ‘Corriere della Sera’: “Nuk është lider te ‘Los Blancos’, pati shkëndija, por nuk ndezi. ‘Bernabeu’ e kontestoi, Maignan ia mohoi golin dy herë”.

“Blice që nuk verbojnë dhe amnezi kur gjuan", – gjykon ‘La Repubblica’.

Ja vlerësimet me notë të Kylian Mbappé nga mediat kryesore italiane:

TMW – 5

Gazzetta dello Sport – 5.5

Corriere dello Sport – 4.5

TuttoSport – 5

Corriere della Sera – 5

La Repubblica – 5

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit