Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 06-11-2024, 09:12
Një 34-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një aksidenti automobilistik në Rodos të Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos.
Motorri që drejtohej nga Valter Vizani, 34 vjec nga Mbrostari i Fierit ka dalë nga rrugë në rrethana të paqarta duke shkaktuar vdekjen e të riut.
Hetimet për ngjarjen po i kryen stacioni policor i Ialisou.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd