Transmetuar më 06-11-2024, 08:13

Shërbimi Metereologjik Meteoalb thotë se pritet që stuhitë e Atlantikut të cilat këto ditë kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, në mes të nëntorit të godasin edhe Shqipërinë.

Meteorologia e Meteoalb, Tanja Porja, duke iu referuar të dhënave prognozë thotë se reshjet me intensitet të lartë dhe rrebeshet që do të prekin Shqipërinë dhe vendet e rajonit rrezikojnë të sjellin përmbytje.

Shirat e dendur priten nga data 12 nëntor dhe pritet të zgjatin 3 ditë. Ato do të përfshijnë fillimisht Italinë e jugut e menjëherë më pas edhe vendin tonë.

Reshjet me intensitet të lartë deri 70 mm do të priten jo vetëm në Shqipëri por edhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.

“Shqipëria dhe 3 vendet fqinje pas datës 10 nëntor priten të përballen me stuhi intensive dhe rrebeshe që e gjejnë territorin të thatë dhe kjo bën që mundësia të absorbohen është shumë e vogël dhe kjo rrit riskun për përmbytje”.

Reshjet e dendura sjellin ankth pasi ato që përfshinë së fundi Spanjën shkaktuan katastrofë me dhjetëra të vdekur në Valencia.

Foto ilustruese: Valencia pas përmbytjeve

Shënim: Publikimi është ndryshuar pjesërisht në titull dhe përmbajtje pas verifikimit nga Faktoje.al 

Titulli i mëparshëm: Shërbimi Metereologjik jep alarm për reshje të tipit ‘Valencia’ këto ditë në Shqipëri

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit