Transmetuar më 06-11-2024, 07:10

Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 1 deri 16°C                                                                                                              në zonat e ulëta 2 deri 23°C

në zonat bregdetare 9 deri 23°C

Për ditët në vazhdim

Ashtu siç po ndodh tashmë prej disa ditësh edhe për javën e ardhshme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare shoqëruar me masa ajrore të thata.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit