Transmetuar më 05-11-2024, 21:40

Fund i përditësimit 16 orësh.

Lexoni më tej: Donald Trump zgjidhet Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në një rikthim të jashtëzakonshëm politik

11:44 – Përditësimet e zgjedhjeve: Harris 224 – 277 Trump. Republikanët fitojnë shumicën edhe në Senat.

Harris 65,309,604 vota (47.4%), Trump 70,354,893 vota (51.1%)

09:40 – A ka shanse Harris të fitojë?

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në prag të fitores së zgjedhjeve, duke siguruar fitore në disa shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë, duke zbehur shanset për një fitore të Nënpresidentes Kamala Harris.

Zoti Trump ka siguruar 267 nga votat e nevojshme elektorale për të siguruar fitoren.

Trump fitoi ose kryeson në disa nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve. Përveçse në Pensilvani ai fitoi edhe në Xhorxha dhe Karolinën e Veriut.

Zonjës Harris do t’i duhej të fitojë në të gjitha shtetet e mbetura përfshirë Miçiganin, Viskonsin, Nevadën dhe Arizonëm.

Përveç kësaj, republikanët morën kontrollin në Senatin prej 100 anëtarësh të martën vonë, por ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.

09.00 – Trump shpall fitoren

Ish Presidenti Donald Trump shpalli fitoren e tij në zgjedhjet e së martës dhe u tha mbështetësve të tij të mërkurën se ky moment "do ta ndihmojë vendin që të shërohet”.

“Ne kemi një vend që ka nevojë për ndihmë dhe ka shumë nevojë madje. Ne do të rregullojmë kufijtë tanë dhe do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë”, tha Trump.

Duke folur në Uest Palm Beach të Floridës, zoti Trump u premtoi amerikanëve se "çdo ditë do të luftoj për ju" dhe se do të sjellë "epokën e artë për Amerikën".

“Tani është e qartë se kemi arritur gjënë më të pabesueshme politike… shikoni çfarë ndodhi, a është kjo çmenduri?” shtoi ai në fjalimin e tij përgjatë të cilit u shoqërua në skenë nga anëtarët e familjes dhe gruaja e tij, Melania Trump, si dhe kandidati për postin e nënpresidentit, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Deri tani zoti Trump ka siguruar 267 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris ka fituar 214 vota të tilla. Duhen 270 vota elektorale për t’u zgjedhur president.

08:58 – Trump kontrollon edhe Senatin

Në Kongres, Partia Republikane mori kontrollin e Senatit. Megjithëse mrezultati i disa garave nuk ka dalë, republikanët arritën të sigurojnë 51 vende në dhomën prej 100 anëtarësh.

08:50 – Përditësimet e zgjedhjeve: Harris 224 – 267 Trump. Republikanët fitojnë shumicën në Senat.

Harris 63,861,567 vota (47.4%), Trump 69,004,720 vota (51.2%)

Trump mund të arrijë pragun e 270 votave elektorale duke marrë Xhorxhian dhe Pensilvaninë ose duke fituar Xhorxhian, Miçiganin dhe Wisconsin. Ai gjithashtu mund të fitojë duke mbajtur Wisconsin dhe Arizona, si dhe kombinime të tjera që përfshijnë Nevadën. Aktualisht e ka fituar Xhorxhian.

07:04 – Bashkëkryetari i fushatës Harris i drejtohet partisë së demoralizuar gjatë natës së zgjedhjeve: ‘Kemi ende vota për të numëruar’

Bashkëkryetari i fushatës së Harris, Cedric Richmond, i tha turmës së mbledhur në atë që ishte planifikuar të ishte festa e zgjedhjeve e kandidatit demokrat në Universitetin Howard se zëvendëspresidentja Harris nuk do të fliste, por se fushata nuk po hiqte dorë nga lufta kundër Trump.

“Kemi ende vota për të numëruar. Kemi ende shtete që nuk janë zbardhur ende. Ne do të vazhdojmë brenda natës të luftojmë për t’u siguruar që çdo votë të numërohet, që çdo zë të ketë folur”, tha Richmond. "Kështu që ju nuk do të dëgjoni nga zëvendëspresidentja sonte, por do të dëgjoni nga ajo nesër."

Richmond tha se Harris do të kthehej te Howard "jo vetëm për t’iu drejtuar mbështetësve të saj, por për t’iu drejtuar kombit".

Eventi, që filloi si një festë ngazëllyese për Harris dhe perspektivën e një presidence të re, filloi të përkeqësohej ndërsa rruga e demokrates drejt fitores ngushtohej.

06:30 – Trump fiton Gjeorgjinë dhe Karolinën e Veriut ndërsa republikanët marrin Senatin

Ish-presidenti Donald J. Trump ka fituar Gjeorgjinë, sipas një projeksioni të New York Times, dhe ka mbajtur Karolinën e Veriut.

Dy shtetet e lëkundura që shkojnë te Trump ngushtojnë ndjeshëm rrugën drejt fitores së Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Republikanët kanë siguruar kontrollin e Senatit me fitore vendimtare: Bernie Moreno në Ohajo, Jim Justice në Virxhinia Perëndimore dhe Deb Fischer, e cila mbajti vendin e saj në Nebraska.

Ish-presidenti Donald J. Trump ka fituar Gjeorgjinë, sipas një projeksioni të New York Times, dhe ka mbajtur Karolinën e Veriut. Dy shtetet e lëkundura që shkojnë te zoti Trump ngushtojnë ndjeshëm rrugën drejt fitores së Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

05:21 – Kamala Harris fiton Nju Jorkun

Zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi garën presidenciale të Nju Jorkut të martën, duke marrë 28 votat elektorale të shtetit.

Nju Jorku tani ka votuar për demokratin në çdo garë presidenciale që kur i dha Ronald Reganit votën në zgjedhjet e tij dërrmuese të vitit 1984.

Ish-presidenti Donald Trump ka luftuar vazhdimisht për të fituar tërheqje në shtetin e tij të lindjes, duke humbur Nju Jorkun në secilën nga tre garat e tij për Shtëpinë e Bardhë.

Numri i votave elektorale në Nju Jork është i katërti më i madh, pas Kalifornisë, Teksasit dhe Floridës, por ka një votë më pak se katër vjet më parë për shkak të zhvendosjeve të popullsisë.

05:10 – Trump merr shtetet e para të fushëbetejës

Xhorxhia, një shtet që Donald J. Trump humbi ngushtë në 2020 dhe Karolina e Veriut, një shtet që ai fitoi ngushtë, u zhvendosën në kolonën e fitores për ish-presidentin, duke i dhënë atij dy shtetet e para të fushëbetejës në një nga zgjedhjet presidenciale më të rëndësishme në historia moderne amerikane.

Republikanët gjithashtu ndryshuan kontrollin e Senatit me një varg fitoresh kryesore

02:25 – Harris 35 – 95 Trump

Në total një kandidat duhet të marrë 270 vota elektorale që të shpallet President.

02:22 – Donald J. Trump, një republikan, fiton 11 votat elektorale të Tenesit.

02:21 – Donald J. Trump, republikan, fiton 6 votat elektorale të Mississippi-t.

02:18 – Donald J. Trump, republikan, fiton 6 votat elektorale të Mississippi-t.

02:16 – Trump fiton dhe në Florida, merr 30 vota elektorale.

02:14 – Republikank Donald J. Trump, fiton 9 votat elektorale të Alabamës.

02:10 – Kamala Harris fiton 10 votat elektorale të Marylend.

01:46 – Donald Trump kryeson me 23 vota elektorale kundrejt Kamala Harris me 3. Në total një kandidat duhet të marrë 270 vota elektorale që të shpallet President.

01:31 – Donald J. Trump fiton Virxhinian Perëndimore, 4 vota elektorale nga 270 që nevojiten për tu shpallur President.

01:17 – Kamala Harris fiton Vermontin, 3 vota elektorale

01:18 – Donald J. Trump fiton Indianën, 11 vota elektorale

01:17 – Donald J. Trump fiton Kentakin, 8 vota elektorale

01:16 – Rezultatet e para: Trump fiton Indianën dhe Kentakin, Harris merr Vermont

Sipas parashikimeve fillestare, në Indiana dhe Kentaki ka fituar zgjedhjet ish-Presidenti Donald Trump, ndërsa në Vermont, Nënpresidentja Kamala Harris.

Republikani Donald Trump fitoi Indianën dhe Kentakin në zgjedhjet presidenciale të së martës, ndërsa demokratja Kamala Harris pushtoi Vermontin, projektoi Edison Research, ndërsa qendrat e votimit u mbyllën në gjashtë shtetet e para të SHBA, përfshirë shtetin kritik të Xhorxhias, raporton noa.al.

Gjeorgjia është ndër shtatë shtetet e fushëbetejës që ka të ngjarë të vendosë fituesin e garës.

Kandidatëve u nevojiten 270 vota elektorale për të fituar garën presidenciale, me betejat më të ashpra që zhvillohen në shtatë shtetet e luhatshme të Arizonës, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin. 

01:06 – Mbyllen qendrat e para të votimit

Vendvotimet e para që mbyllen janë në disa pjesë të Indianas dhe Kentakit, në orën 18:00. Vendet e votimit në pjesë të të dy shteteve që janë në zonën kohore qendrore, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 të bregut lindor.

Në orën 20:00, të gjitha vendvotimet do të mbyllen në gjysmën e shteteve të vendit: Alabama, Connecticut, Delaware, Florida, Xhorxhia, Indiana, Illinois, Kentucky, Maine, Maryland, Massachusetts, Mississippi, Missouri, New Hampshire, New Jersey, North Carolina, Ohio, Oklahoma, Pensilvania, Rhode Island, Karolina e Jugut, Tenesi, Vermont, Virxhinia dhe Virxhinia Perëndimore.

Qendrat e votimit qëndrojnë të hapura më vonë në Alaskë, ku do të mbyllen në orën 1 të mëngjesit.

Pas fushatës përçarëse, një komb i polarizuar ka fjalën e tij. Përditësimet e drejtpërdrejta të zgjedhjeve presidenciale 2024: Gara e Trump dhe Harris për në Shtëpinë e Bardhë është në finish

Rezultatet e plota të zgjedhjeve në SHBA »

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, amerikanët votuan mes dilemës që ka përfshirë botën për të zgjedhur mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.

Gjithë sytë janë te gara presidenciale mes Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump. Sipas sondazheve, të dy kandidatët kanë një shans afërsisht të barabartë për të fituar.

Qendrat e para të votimit mbyllen në orën 17:00 të së martës dhe të fundit në mesnatën duke hyrë e mërkura. Votimi në shtetet kryesore përfundon midis orës 18:00 dhe 21:00.

Në varësi të avantazhit të votave, dhe shpejtësisë së numërimit të fletëve të votimit në shtetet kyçe, ka gjasa që fituesi i mundshëm të njoftohet vonë të martën ose herët të mërkurën.

Megjithatë, gara e ngushtë ka rritur shanset që fituesi të mos dihet në natën e zgjedhjeve. Rezultati në Dixville Notch, një fshat në Nju Hempshër, cili sipas traditës, i hap qendrat e votimit menjëherë pas mesnate, duke u bërë i pari që voton dhe shpall rezultatet, mund të jetë një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë në ditën e zgjedhjeve. Në Dixville Notch, ku ka vetëm 6 votues të regjistruar, vota u nda në mes, tre për zotin Donald Trump dhe tre për zonjën Kamala Harris.

Në garën presidenciale të vitit 2020 u deshën katër ditë për të shpallur fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, zoti Trump ka pretenduar pa fakte, se nëse ai humb, kjo do të ndodhte për shkak të manipulimit të votave.

Fushata e zonjës Harris është përgatitur për mundësinë që ai të shpallë fitoren përpara se të dihet fituesi të martën mbrëma apo të mos pranojë rezultatin, nëse ajo i fiton zgjedhjet. Katër vjet më parë, zoti Trump nisi një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, që përfundoi me një sulm më 6 janar 2021 ndaj Kapitolit.

Dy kandidatët kanë pikëpamje të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.

Rezultati përfundimtar ka të ngjarë të përcaktohet nga vota në shtate shtete, që cilësohen fushëbetejë. Sondazhet tregojnë se rivalët gëzojnë një mbështetje pothuajse të barabartë, me rreth 2% dallim nga njeri-tjetri.

Zgjedhjet në SHBA: Çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve dhe më pas?

Në shtetin më të fuqishëm në botë sot votohet. Votuesit amerikanë vendosin kë do të dërgojnë në Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris apo Donald Trump? Si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon numërimi?

Maratonë zgjedhore në SHBA: Këtë 5 nëntor votohet në shtetin më të fuqishëm në botë. Nuk bëhet fjalë vetëm për presidentin e ardhshëm, por edhe për anëtarët e Kongresit. Sondazhet parashikojnë një garë kokë më kokë mes Kamala Harris (Demokratët) dhe Donald Trump (Republikanët).

Kush voton?

Rreth 244 milionë njerëz të moshës 18 vjeç e lart janë thirrur për të votuar. Në disa shtete të SHBA-së, kushdo që është dënuar për një krim të rëndë i ndalohet të votojë.

Kush zgjidhet?

Përveç kreut të ri të shtetit, do të emërohen edhe anëtarë të rinj të Kongresit, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat. Gjithsej 469 vende – 34 nga 100 në Senat dhe të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve – janë para zgjedhjeve.

Si votohet?

Mund të votohet me votim me postë, me votim të hershëm ose duke votuar në qendrën e votimit në ditën e zgjedhjeve vetë Virginia filloi votimin e hershëm, i cili praktikohet në 47 shtete, më 20 shtator.

Kjo u pasua nga Kalifornia (7 tetor), Teksasi (21) dhe Florida (26) gjatë tetorit. Votimi me postë ishte i mundur edhe më herët në disa shtete, në Karolinën e Veriut që nga 6 shtatori.

Si pritet pjesëmarrja zgjedhore?

Vitet e fundit në SHBA është rritur vullneti për të votuar. Ndërsa në vitin 2016 vetëm 59 për qind e atyre që kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet presidenciale shkuan drejt kutive të votimit, katër vjet më vonë shifra ishte 66 për qind. Kjo ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve në një zgjedhje mbarëkombëtare që nga viti 1900, sipas Qendrës Kërkimore Pew.

Kur mbyllen qendrat e votimit?

Meqenëse zgjedhjet në SHBA zhvillohen në gjashtë zona të ndryshme kohore, qendrat e votimit hapen dhe mbyllen në kohë të ndryshme. Në shumicën e shteteve ato mbyllen midis orës 7 dhe 20:00.

Në shtete si Indiana dhe Kentaki, qendrat e votimit mund të mbyllen që në orën 18:00, ndërsa në Nju Jork ato janë të hapura deri në orën 21:00. Kur qendrat e votimit të mbyllen në Hawaii dhe Alaska, është mesnatë në bregun lindor të SHBA-së dhe nga atje do të bëhen të ditura parashikimet e para.

Çfarë ndodh pas mbylljes së votimit?

Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në ditën zgjedhore, votat numërohen nga anëtarët e komisioneve zgjedhore në mijëra zona anembanë vendit. Nëse qendra e votimit përdor fletë votimi në letër, çdo kuti votimi vuloset dhe i dorëzohet një qendre të numërimit të votave. Kur përdoren makineritë dixhitale të votimit, zyrtarët zgjedhorë dërgojnë të dhënat e votuesve në qendrën e numërimit.

Rregullat për përpunimin dhe numërimin e votave me postë ndryshojnë nga shteti në shtet. Në 16 shtete dhe Uashington DC, përpunimi i votave me postë nuk lejohet deri në ditën e zgjedhjeve. Në dhjetë shtete, votat postare mund të përpunohen dhe numërohen përpara ditës së zgjedhjeve, ndërkohë që rezultatet publikohen pas mbylljes së qendrave të votimit.

Sa vota i duhen presidentes/it për fitore?

Në SHBA, shumica e votave nuk mjafton për të fituar automatikisht zgjedhjet. Përkundrazi, kreut të ardhshëm të shtetit i duhet një shumicë në Kolegjin Zgjedhor. Janë 538 nga këto vota elektorale, 270 nevojiten për një shumicë. Ky është i vetmi numër që ka rëndësi.

Zbatohet votimi i shumicës. Edhe nëse ka vetëm një shumicë të ngushtë për një kandidat në një shtet, fituesi merr të gjitha votat elektorale atje. Kjo është arsyeja pse një kandidat mund të marrë shumicën e votave në përgjithësi, por gjithsesi të humbasë – si Hillary Clinton në 2016. Për sa i përket votave absolute, ajo kishte pothuajse tre milionë më shumë, por Trump kishte shumicën në Kolegjin Zgjedhor.

Cili është roli i "Swing-States" – shtete të pavendosura as tek demokratët as tek repulikanët?

Ato kanë një rol vendimtar në këto zgjedhje. Shtetet Swing janë shtete të SHBA-së që nuk janë as në duart e demokratëve dhe as të republikanëve. Shtetet kryesore të lëvizjes këtë vit janë Arizona, Xhorxhia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Florida.

Çfarë ndodh, nëse askush nuk ka shumicën?

Nëse në të vërtetë ndodh që të dy kandidatët presidencialë të jenë të barabartë dhe secili të fitojë 269 vota të Kolegjit Zgjedhor, d.m.th. asnjëri nuk arrin një shumicë prej të paktën 270 votash, do të jetë në dorën e Dhomës së Përfaqësuesve të përcaktojë fituesin. Çdo delegacion i një shteti federal do të kishte më pas një votë dhe do të kërkohej një shumicë (26) për të fituar. Megjithatë, ky rast ende nuk ka ndodhur.

Kur publikohet rezultati?

Në një garë kokë më kokë, mund të duhet pak kohë për të shpallur rezultatin përfundimtar. Nëse ka mospërputhje në disa shtete, ato duhet të zgjidhen deri më 11 dhjetor sipas ligjit zgjedhor.

Më 17 dhjetor, zgjedhësit do të takohen në kryeqytetet e shteteve federale për të hedhur zyrtarisht votat e tyre për president dhe nënkryetar. Më 6 janar 2025, Kongresi do të mblidhet në Uashington në mënyrë që të numërohen votat elektorale dhe të konfirmohet zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve. Inaugurimi ceremonial i presidentit bëhet në Uashington më 20 janar.

Zgjedhjet me pasoja të mëdha për Amerikën dhe botën

Pasojat e mundshme të një mandati të dytë të zotit Trump janë rritur nga komentet e tij në mbështetje të së djathtës ekstreme dhe shpërfillja e tij për normat e qëndrueshme demokratike.

Zoti Trump ka përdorur retorikë të ashpër kundër zonjës Harris dhe demokratëve të tjerë, duke i quajtur ata "djallëzorë" dhe ka sugjeruar veprime ushtarake kundër njerëzve që ai i quan "armiq të brendshëm". Zonja Harris, duke vënë në dukje paralajmërimet e ish ndihmësve të zotit Trump, e ka quajtur atë "fashist" dhe fajësoi zotin Trump për rrezikim të jetës së grave përmes emërimit të tre anëtarëve konservatorë të Gjykatës së Lartë, të cilët ndihmuan në përmbysjen e ligjit Roe kundër Wade, që e kishte bërë abortin të drejtë kushtetuese. Në orët e fundit të fushatës, ajo u përpoq të përdorte një ton më pozitiv dhe kaloi të hënën gjithë ditën e fundit pa përmendur emrin e rivalit të saj republikan.

Gara presidenciale po ndiqet me vëmendje në mbarë botën, sepse rezultati i zgjedhjeve do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e mbështetjes amerikane për Ukrainën, angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancave të saj globale dhe luftën kundër udhëheqësve autokratë të botës.

Nënpresidentja Harris është zotuar të vazhdojë mbështetjen për Kievin në luftën kundër Rusisë, e cila në vitin 2022 filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Ish-Presidenti Trump ka kritikuar ashpër Ukrainën, ka lavdëruar presidentin rus Vladimir Putin dhe ka sugjeruar se ai do ta inkurajonte Rusinë të sulmonte aleatët amerikanë të NATO-s, që nuk i përmbushin detyrimet financiare në fushën e mbrojtjes.

Përveç zgjedhjes së Presidentit, në këto zgjedhje po votohet edhe për Kongresin dhe nisma ligjore në shumë shtete për të drejtën e abortit.

Më shumë se 82 milionë njerëz votuan herët, duke arritur afër rekordit të vendosur gjatë pandemisë në 2020, kur zoti Trump inkurajoi republikanët të votonin në ditën e zgjedhjeve. Këtë radhë, ai u kërkoi votuesve të tij që të votonin herët dhe një pjesë e madhe e tyre e bënë këtë.

Kandidatët Harris dhe Trump me vizione të ndryshme për vendin

Nëse fiton, zonja Harris do të hynte në histori, duke u bërë gruaja e parë presidente dhe gruaja e parë me ngjyrë në këtë post. Ajo gjithashtu do të bëhej nënpresidentja e parë që fiton Shtëpinë e Bardhë në 32 vjet.

Fitorja e saj do të mbyllte një fushatë presidenciale kaotike, ndryshe nga çdo tjetër në historinë amerikane. Zonja Harris u bë kandidate e demokratëve më pak se katër muaj më parë, pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara, pas një trysnie të madhe nga partia e tij e shkaktuar nga paraqitja e dobët në debatin presidencial me zotin Trump në fund të qershorit.

***

Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Votuesit amerikanë vendosin nëse Nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, apo do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.

Anketat e opinionit tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada. Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit