Transmetuar më 04-11-2024, 22:57

SHKODRA- Pas lajmit se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale. Beci ka komentuar dhe lajmin se mund të japë dorëheqjen.

Gjithashtu me ironi ai ka shkruar se nesë zgjidhet President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë, sipas tij, e tregoi se në Shkodër se ishte i pëlqyeshëm për të dyja palët.

"Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët", shkruan Beci.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit