Transmetuar më 02-11-2024, 19:27

SPANJË-Situata në Spanjë po paraqitet gjithnjë e më dramatike. Pak orë më parë u identifikua një qendër tregtare e përmbytur plotësisht. Një nga qendrat më të mëdha tregtare në Spanjë, e vendosur pranë qytetit të Aldaya, pak jashtë Valencias është shkatërruar. Gjithashtu parkimi i makinave, i cili mund të strehojë deri në 5,700 automjete është zhyt plotësisht nga uji dhe këtu mund të ketë viktima të shumta.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se në momentin e përmbytjes, e cila ishte e papritur pasditen e së martës, kishte qindra njerëz në dyqanet, restorantet dhe kinematë në qendrën tregtare. Përmbytjet masive e bënë të pamundur evakuimin e qytetarëve. Parkimi nëntokësor u mbush shpejt, duke bllokuar çdo rrugë shpëtimi dhe duke u bërë një kurth vdekjeje.

Po ashtu numri i viktimave mund të jetë i “pallogaritshëm”. Shkallët lëvizëse dhe akseset e tjera kryesore në qendrën tregtare janë të shkatërruara dhe të bllokuara, duke e bërë edhe më të vështirë operacionin e shpëtimit. Përveç zhytësve, zjarrfikësit po punojnë edhe me pompa në përpjekje për të zbrazur ujin në parkingun e makinave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit