Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë denoncon në faqen zyrtare një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në ambientet e administratës së këtij institucioni.
USSH akuzon Presidentin Almiro Gurakuqi duke thënë se ka nxjerrë në rrugë punonjësit dhe nuk i lejon të shkojnë në zyra.
Luan Baçi po hetohet nga SPAK për fshehje pasurie! Deputeti i PD-së: Më kallëzoi një patronazhist Këtë të enjte Urdhri i Stomatologut, sipas denoncimit, ka ngulmuar që të rikthehej në vendin e punës për shkak të situatës kaotike që është krijuar, por njerëz të paautorizuar kanë ushtruar dhunë.
Siç shihet dhe në këtë denoncim, si pasojë e dhunës ka mbetur e lënduar doktoresha Orjeta Musabelli, e cila është dërguar në spital për shkak të dëmtimeve serioze.
Urdhri i Stomatologut thekson se Policia dhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin.
Denoncimi i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë:
"Sot në datën 31 tetor 2024, administrata e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë kërkoi me ngulm të rikthehej në vendin e punës, duke parë situatën kaotike të krijuar për shkak të bllokimit të institucionit për të ushtruar detyrën e për t’u shërbyer stomatologëve dhe studentëve.
Grushte e shkelma te "Urdhri i Stomatologut"/ Prokuroria e
Njerëz të paautorizar të cilët kanë zaptuar zyrat, jo vetëm nuk e lejuan administratën të kthehej në vendet e punës, e madje ushtruan dhunë ndaj një prej pjesëtarëve të administratës së USSH. Si pasojë e dhunës, dr. Orjeta Musabelli, u shtrua në spital pas dëmtimeve serioze.
Kujtojmë që zyrat e USSH janë zaptuar me dhunë që prej datës 1 tetor nga shtetasi Almiro Gurakuqi, i cili ka nxjerrë në rrugë punonjësit e administratës e si pasojë ka bllokuar edhe punën e institucionit. Ndërkohë, çështja është referuar nga Policia në Prokurorinë e Tiranës që tashmë ka nisur një hetim."
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd