Transmetuar më 01-11-2024, 12:23

Stresi është vetëdorëzuar në stacionin e policisë së Pejës.

Ai është dorëzuar në polici rreth orën 09.00 të kësaj dite.

Në këto momente ai po merret në pyetje në praninë e avokatit të tij për ngjarjen e ndodhur në 7 gusht të këtij viti në një prej lokaleve të Pejës, ku u dhunua brutalisht personazhi i njohur i Tik-Tok, Med Iseni.

Med Iseni dhe kunati i tij është dhunuar nga Noizy dhe nga anëtarë të grupit të OTR, përfshirë dhe Stresi, në një prej lokaleve të Pejës ku këta të fundit ishin ftuar për të performuar.

Stresi është vënë në kërkim nga policia e Kosovës menjëherë pas ngjarjes dhe ka qëndruar në arrati deri ditën e sotme.

Ai kërkohet për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale” dhe “Lëndim trupor”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit