Transmetuar më 31-10-2024, 21:11

Policia e Elbasanit arreston dy drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në aksident në Pajovë të Peqinit dhe ku për pasojë humbi jetën një 8-vjeçar i pafajshëm.

‘Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit