Transmetuar më 31-10-2024, 14:30

KORÇA- 54-vjeçari i cili plagosi djalin e tij 15-vjeç me thikë një ditë më parë është arrestuar në Korçë. Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme, teksa sipas deklaratave u bë me dije se konflikti baba e bir ka nisur pasi ky i fundit qëndronte në telefon, teksa babai i kishte thënë të shkonte në shkollë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në fshatin Vreshtas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. C., 54 vjeç, banues në fshatin Vreshtas.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit