Mesfushori i Interit, Davide Frattesi, foli për DAZN pas ndeshjes si mysafir në fushën e Empolit, të fituar me rezultatin 3-0.
Sa e bukur ishte dopieta juaj e parë në Serie A?
Shumë e bukur ishte, por më vjen keq që erdhi kundër një ekipi ku luajta dhe ku isha shumë mirë. Ishte e drejtë të mos festoja te golat, gjithsesi si ekip u argëtuam në këtë ndeshje.
Duket sikur keni pritshmëritë më të larta ndonjëherë nga vetja…
Është kështu, sidomos kohët e fundit. Nuk është shumë e lehtë, çdo ndeshje duket se vendos nëse jam mirë apo jo. Nuk është as normale të shënosh gola në çdo ndeshje. Gjithkush ka një periudhë më të mirë se tjetra, por futbollisti duhet vlerësuar nga ndeshja në ndeshje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd