Sot konsiderohet një yll pornoje në Portugali, por dikur ishte një nga lojtarët më premtues të Sporting Lisbona. Fabio Paim ishte ylli i akademisë së klubit portugez, madje duke lënë në hije talentin e Cristiano Ronaldos. Është e kotë të flasim për karrierën e CR7.
Nga ana tjetër, Paim nuk arriti kurrë të imponohej në futboll. Pavarësisht nga një periudhë e shkurtër te Chelsea, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Portugali. Tani është kthyer për të folur për ish-bashkëlojtarin e tij te të rinjtë, Ronaldo.
Këto janë fjalët e tij për “Globo Esporte”: "Cristiano u rrit me mua, kaluam shumë kohë së bashku. Unë isha numri një i Sportingut në atë kohë. Cristiano filloi të ishte yll kur shkoi te Manchester United. Atëherë, askush nuk e dinte se do të bëhej ai që është sot. Ronaldo është mbret sot, ndërsa unë askushi”.
Pas futbollit, Paim nisi një karrierë të re në pornografi: "Këtu në Portugali, lajmet e filmave pornografikë bëjnë bujë. A e dini pse? Sepse njerëzit nuk më marrin në mënyrë të gabuar, kështu jam unë. Në një podcast thashë se ëndrra ime ishte të bëhesha aktor pornografik. Direkt përfundova në faqet e para të mediave. Është mirë të bësh seks dhe të paguhesh për të”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd