Simone Inzaghi ishte i lumtur me fitoren 3-0 ndaj Empolit, në fushën e këtij të fundit. Ky trepikësh e mban në ndjekje të Napolit kryesues, pa u distancuar nga vendi i parë. Në konferencën për shtyp, trajneri zikaltër u shpreh si më poshtë:
Çfarë do të thotë për ju kjo fitore?
I përgëzoj djemtë, reaguan mirë, sepse ishim të zhgënjyer të dielën. I analizuam gjërat e mira që bëmë, na duhej një fitore për të shlyer barazimin e hidhur ndaj Juves. Kishim disa kufizime, por djemtë bënë paraqitje të shkëlqyer.
A mund ta ktheni Calhanoglu për të dielën?
Të shohim, ata që qëndruan në shtëpi kanë punuar në ‘Appiano’. Ka besim, por jo siguri të plotë.
Sa hapësirë për rritje ka ekipi?
Ne gjithmonë duhet të rritemi. Për momentin jemi pak të kufizuar, por e dinim se ishte një pengesë sfiduese. Pas barazimit zhgënjyes ndaj Juventusit, ekipi u përgjigj mirë.
Sonte e nisët sërish nga ata që kishin bërë më shumë gabime ndaj Juventusit. Çfarë i thatë njëri-tjetrit?
I kemi analizuar gjërat që bëmë mirë, por edhe ato që duheshin bërë më mirë. Isha i kënaqur me paraqitjen ndaj Juventusit, thjesht u zhgënjeva nga rezultati. Shifrat janë gjithmonë të mira, por duhet të bëjmë më mirë në rastet e mosposedimit të topit. I falënderoj tifozët, sepse ishin të shumtë dhe na mbështetën nga fillimi deri në fund.
Sa i rëndësishëm është Lautaro?
Jam shumë i lumtur për të, insistova me Lautaron, sepse në atë moment doja që të merrte kënaqësi. Ai e meritonte t’i rikthehej golit, Barella ishte shumë i mirë në shërbimin ndaj tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd